Iset Beka takon drejtorët e shkollave në Mitrovicë

12 janar 2018 | 16:03

Drejtori për Arsim në komunën e Mitrovicës, Iset Beka, ka mbajtur takim pune me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune.

Në këtë takim janë trajtuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit arsimore, ndërsa temë e takimit ishte edhe përgatitja për fillimin e të dytë të vitit shkollor.

Drejtorët e shkollave kanë paraqitur gjendjen aktuale në të gjitha shkollat përkatëse dhe masat që kanë ndërmarrë që suksesi në gjysmëvjetorin e dytë të jetë më i madh. Ndërsa drejtori i Arsimit, Iset Beka, ka thënë se 2018-a duhet të jetë vit i ngritjes së cilësisë në arsim. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar përkushtim më të shtuar në këtë drejtim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Shtresat e mëdha të akullit të vërejtura në Mars,…