Ish-ambasadorja Dobruna: Qeveria Kurti me lënien e ambasadave pa udhëheqës po e defaktorizon Kosovën

30 gusht 22:50

Ambasadorja e parë e Republikës së Kosovës në Holandë, Vjosa Dobruna, ka fajësuar qeverinë e Kosovës e cila sipas saj, me veprimet e bëra për largimin e ambasadorëve dhe mos zëvendësimin e tyre, e kanë defafaktorizuar Kosovën në botë.

“Uroj që gjithë kjo politikë është duke ndodhë për shkak të injorancës qeverisëse dhe mungesës së dijes së bartësve të institucioneve e jo për të përmbushë agjendën e kojshive për defaktorizim të RKS”, ka shkruar ndër të tjera Dobruna.

Deklarata e plotë e Ambasadorës Vjosa Dobruna:

Ambasada të mbyllura, misione diplomatike pa shefa e me diplomatë të rangut të ulët, tërhjekje arbitrare të ambasadorëve! Të gjitha këto veprime e mosveprime kanë për pasojë defaktorizimin e Kosovës dhe izolimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Edhe keqmenaxhimi i pandemisë me pasoja katastrofale për jetën, e vendosi Kosovën në krye të raporteve ndëkombëtare për numrin më të madh të vdekjeve për kokë banori, si pasojë do të izolohemi edhe më shumë!

Uroj që gjithë kjo politikë është duke ndodhë për shkak të injorancës qeverisëse dhe mungesës së dijes së bartësve të institucioneve e jo për të përmbushë  agjendën e kojshive për defaktorizim të RKS!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2341643009299146&id=100003604093453&sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mergim Bekteshi Letërsia shqipe, sidomos në fushën e prozës, u…