
Ish-basketbollistja e njohur Donjeta Morina: Do t’i mbështes të rinjtë dhe sportdashësit
Ish-basketbollistja e njohur, Donjeta Morina i ka hyrë garës për asamble të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Donjeta që bartë numrin rendor 20 në listën e AAK-së me numër 121, ka thënë se synim i saj është mbështetja e të rinjve dhe në veçanti sportdashësit e kryeqytetit.
“Misioni im ka për qëllim për të mbështetur të rinjtë e të rejat e kryeqytetit e në veçanti sportdashësit e kryeqytetit. Posaçërisht, në këtë garë e shoh veten time, si zëri i femrave të diplomuara e të pa puna, dhe e fëmijëve me nevoja të veçanta. Me bindje dhe përgjegjësi të plotë kërkoj nga ju besimin dhe mbështetjen e secilit, në mënyrë që unë të jem zëri juaj. Me 17 tetor do të bëhemi të gjithë bashkë për të vendosur të parën PRISHTINËN ?”, ka thënë Morina.
/Epoka e re/