
Ish-deputetja e PDK-së: Abdixhiku është humbës i përhershëm, por sillet e flet sikur është fitues
26 gusht 2025
| 22:41
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka theksuar se “Lumir Abdixhikut i fle gjumi mbi iluzionin politik”.
Ajo ka thënë se Abdixhiku është humbës i përhershëm, por sillet e flet sikur është fitues.
“Sot na doli me ligjërata për “jocilësi”, kur në fakt udhëheqësi i LDK-së është shembulli më i qartë i mungesës së guximit, punëve konkrete, vizionit dhe rezultateve”.
“LDK-ja e Lumirit nuk garon për fitore, as për qeverisje, asaj i mjafton një pasqyrë. Aty i duket vetja e bukur, edhe kur realiteti e tregon krejt ndryshe: një parti e rrezikuar dhe në rënie, me një kryetar që flet për të tjerët, sepse për veten s’ka çka thotë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.