Ish-deputetja Ismaili-Ahmeti: Betejën e Vuçiqit për të mbytur pluralizmin politik në veri, e ndihmoi Kurti

21 gusht 2025 | 20:27

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka thënë se betejën e Vuçiqit për të mbytur pluralizmin politik në veri, e ka ndihmuar Kurti.

“Serbia, për qëllime ndikimi dhe kontrolli, ka monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve në Kosovë përmes një partie të vetme, duke luftuar çdo përpjekje për pluralizëm dhe përfaqësim të lirë qytetar. Fatkeqësisht, edhe Kosova ka ndjekur të njëjtën rrugë, duke kriminalizuar çdo tentativë për krijimin e partive të tjera serbe dhe duke i shënjestruar ato me akuza për terrorizëm. Betejën e Vuçiqit për të mbytur pluralizmin politik në veri, e ka ndihmuar Kurti”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Ismaili-Ahmeti ka thënë se në vend që të ndërtojë hapësirë demokratike për serbët lokalë, pushteti i Kurtit e çoi këtë betejë në një nivel më të lartë: duke lënë Listën Srpska pa certifikim, dhe rrjedhimisht, duke lënë serbët pa asnjë zë politik real.

Postimi i plotë i saj:

Nevoja për pluralizëm politik në veri të Kosovës

Serbia, për qëllime ndikimi dhe kontrolli, ka monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve në Kosovë përmes një partie të vetme, duke luftuar çdo përpjekje për pluralizëm dhe përfaqësim të lirë qytetar.

Fatkeqësisht, edhe Kosova ka ndjekur të njëjtën rrugë, duke kriminalizuar çdo tentativë për krijimin e partive të tjera serbe dhe duke i shënjestruar ato me akuza për terrorizëm.

Betejën e Vuçiqit për të mbytur pluralizmin politik në veri, e ka ndihmuar Kurti.

Në vend që të ndërtojë hapësirë demokratike për serbët lokalë, pushteti i Kurtit e çoi këtë betejë në një nivel më të lartë: duke lënë Listën Srpska pa certifikim, dhe rrjedhimisht, duke lënë serbët pa asnjë zë politik real.

Pushteti i Albinit nuk shqetësohet pse Kosovën po e lë të qendrojë me një këmbë në këndin e dënimeve që ajo të përballet me akuzat ndërkombëtare për fashizëm politik dhe shtypje të demokracisë. Ai nuk u shqetësua as kur terroristët e Banjskës dolën pa therr në këmbë nga Kosova, aq më pak kur vartësit e tij koordinoheshin për çështje të brendshme të Republikës me terroristë të listave ndërkombëtare.

Sot, kur bota demokratike po e akuzon Serbinë si një shtet që po ndjek praktikat e regjimeve autoritare, pushteti i Albinit u dha arsye që ata të kthejnë sytë me dyshim edhe kah Kosova.

A ka mundur të jetë ndryshe? Sigurisht, që po.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka shprehur…