Ish-futbollisti i Atleticos prezantohet te Al Hilali

17 janar 2024 | 16:26

Ish-futbollisti i Atletico Madridit, Renan Lodi është zyrtarisht lojtar i Al Hilal.

Mbrojtësi i majtë brazilian, ish-lojtari i Atleticos dhe Marseille, ka nënshkruar kontratë me klubin e elitës arabe deri në vitin 2027.

“Sot, Bordi Drejtues i Al Hilal Club Company përfundoi procedurat për nënshkrimin e brazilianit Renan Lodi. Sipas kontratës, Lodi do të mbajë fanellën e Al Hilal për tre sezone e gjysmë, deri në vitin 2027”, ka njoftuar Al Hilal.

25-vjeçari i pati fillimet e veta në Serie A të Brazilit, me skuadrën e Athletico-PR. Lodi ka luajtur 19 ndeshje për Brazilin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Avokatit të Popullit ka dërguar në Kushtetuese kërkesën…