Ish-gjenerali amerikan: Irani do të përgjigjet

23 qershor 2025 | 07:57

Ish-koordinatori i Sigurisë i ShBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, Gjeneral Lejtnant Mark C. Schwartz, ka paralajmëruar për një përgjigje të mundshme të Iranit pas sulmeve të fundit, duke theksuar se është e paqartë se si do të reagojë Teherani.

Në një intervistë për BBC, ai shprehu shqetësimin më të madh për sigurinë e trupave amerikane të vendosura në bazat ushtarake në Irak, Jordani dhe Siri, më shumë sesa për ato në Bahrein dhe Kuvajt.

Sipas tij, Irani ka në dispozicion disa grupe proxy që mund të veprojnë në emër të tij, përfshirë grupin e milicisë shiite irakiane Kata’ib Hezbollah, të cilin SHBA e ka shpallur organizatë terroriste që nga viti 2009. Një tjetër grup që mund të aktivizohet janë edhe Houthit në Jemen.

“Ka një numër të madh objektivash ushtarake në Iran që Izraeli ose SHBA mund të godasin nëse sulmohen forcat e tyre, por idealisht do të donim t’i kthenim palët në tryezën e negociatave”, deklaroi gjenerali Schwartz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka deklaruar se vendi i…