Ish-hetuesja e Hagës që ndoqi Millosheviqin, Nevenka Tromp mbështet publikisht Artan Behramin
Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, ka dalë publikisht në mbështetje të kandidatit të PDK-së, Artan Behramit, i cili mban numrin 75 në listën e PDK-së.
Nevenka Tromp, e cila njëherësh është edhe profesoreshë në Universitetin e Amsterdamit, ka qenë një nga zërat më kritikë në raport me procesin gjyqësor brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Hetuesja, e cila dikur ndoqi kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, përmes një video-mesazhi mbështetës, e ka përshkruar Artan Behramin si ndërtues urash, i cili ka qenë gjithmonë i angazhuar të ndërtojë ura nga niveli lokal në atë kombëtar, nga kombëtari në ndërkombëtar dhe nga ndërkombëtari në atë global.
Tromp, ndër të tjera, e ka lavdëruar qasjen e Behramit në luftimin e padrejtësive brenda Gjykatës Speciale. Sipas saj, Behrami, me kritika të pandalshme, ka synuar dy gjëra: shpalljen e pafajshme të krerëve të UÇK-së dhe heqjen e çdo njolle historike nga lufta çlirimtare e UÇK-së.
“Dhe besnikëria e Artanit nuk ishte thjesht ndaj ish-kolegëve të tij nga partia PDK, por motivimi i tij, përmes kritikës së pandalshme ndaj gjykatës, ishte të ndihmonte në shpalljen e pafajshme të këtyre individëve që tani po gjykohen në Hagë, por gjithashtu të përpiqej të hiqte çdo faj dhe çdo njollë historike nga lufta çlirimtare e UÇK-së për Kosovën, ashtu siç e njohim sot: Kosovën e pavarur dhe Kosovën që pret një të ardhme të madhe evropiane”, shkruan Tromp.
Video-mesazhi i plotë i Nevenka Tromp:
https://www.facebook.com/share/v/17kUpHoxnJ/?mibextid=wwXIfr



