Ish i burgosuri politik, Visar Demiri, kandidon për Asamblenë Komunale të Vitisë

15 gusht 2025 | 19:21

Ish i burgosuri politik dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Visar Demiri, nga Pozherani i Vitisë, është kandidat për Asamblenë Komunale të Vitisë. Ai mban numrin 2 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila udhëhiqet nga kandidati për kryetar të komunës, Bekim Azizi.

Kandidatura e tij është bërë e ditur nga vetë Azizi, i cili ka thënë:

“Me kënaqësi dhe krenari ju prezantojmë kandidatin tonë të radhës për Kuvendin Komunal të Vitisë nga Pozherani, Visar Demirin.

Visari ka qenë i burgosur politik dhe invalid i luftës së UÇK-së – një dëshmi e gjallë e kontributit dhe sakrificës për lirinë e vendit.

Ai ka përfunduar studimet master në Shkenca Politike dhe ka mbajtur pozita të rëndësishme institucionale që nga paslufta. Me kontributin, përvojën, profesionalizmin dhe dijen e tij, Visari do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve të Pozheranit dhe Vitisë në Kuvendin Komunal.

Bashkë me Visarin, bashkë për Vitinë!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Lushtaku, kandidati i ri i PDK-së për kryetar të…