Ish-kandidati i LV-së për kryetar të Klinës largohet nga kjo parti

14 gusht 2025 | 12:14

Lulzim Dragidella, ish- kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Klinës, ka vendosur të tërhiqet komplet nga kjo parti.

Përmes një shkrimi të gjatë, ai i ka bërë me dije arsyet rreth këtij vendimi.

Dragidella ka treguar se si trajtohen aktivistët brenda këtij subjekti politik.

“Gjatë viteve të fundit, një element themelor që e bëri këtë lëvizje të fuqishme – demokracia e brendshme – është zbehur deri në zhdukje. Sot vendimmarrja ndodh kryesisht në rrethe të ngushta, larg syve dhe mendimeve të shumicës së anëtarëve. Mendimet e ndryshme, që dikur pasuronin debatin, sot shpesh trajtohen si rrezik për unitetin, në vend që të shihen si forcë e tij”.

“Në terren, sidomos në zona si Klina, kam parë një braktisje të angazhimit real me qytetarët. Struktura lokale shpesh lihet pas dore, njerëzit që japin kohën dhe mundin e tyre injorohen, ndërsa kontributet e sinqerta nuk vlerësohen. Kam parë shokë dhe kolegë që janë zhgënjyer deri në heshtje, sepse zëri i tyre nuk gjen hapësirë”, ka shkruar Dragidella në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për komunën e Lipjanit, Shukri Buja, ka…