Ish-këshilltari i Clarkut: Propaganda e Serbisë ishte se UÇK-ja kishte hierarki dhe strukturë

22 shtator 2025 | 15:39

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Duncan, ka thënë se propaganda serbe ishte që UÇK-ja kishte strukturë e hierarki.

“Propaganda serbe, siç e kam kuptuar unë dhe prej informatave që kam marrë. Ata filluan që t’i quajnë terroristë dhe më pas t’i shohin si një kanosje reale, si një ushtri e rregullt e të disiplinuar me hierarki dhe që funksionon si një ushtri e rregullt”,  ka thënë ai.

Dëshmitari ka thënë ishte shumë e lehtë që të gjendej uniformë për disa persona. Kjo si dëshmi se UÇK-ja e kishte të vështirë ta kontrollonte këtë pjesë.

“Shumë kollaj është të gjesh uniforma për gjashtë persona dhe t’ua gjesh beretat. Kështu që nuk mund të them se sa e nevojshme ishte të bëhej një gjë e tillë”.

“Nga përvoja e vizitave në vende të tjera mund të pritesh nga një gardë e veshur mirë, ndërkohë që ushtria është copë-copë…jo kjo nuk është shprehje e një strukture të mirë organizative. Nga përvoja ime dhe nga informacione nga burime të ndryshme që kishim në terren ishte se kjo ishte një ushtri guerile, shumë kaotike siç mund të ishte në fakt. Mendoj që ishte e paorganizuar që në fakt po organizohej gjithnjë e më mirë. Ata ishin ushtri guerile dhe aspak e rregullt. Prandaj, ekzistojnë edhe titujt që duken se janë tejet të zmadhuar”, ka thënë ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe analisti Halil Matoshi ka komentuar garën për kryetar…