Ish-komandanti i UÇK-së thirrje qytetarëve: Ejani në protestën e 7 gushtit, për të mbrojtur simbolin e lirisë

01 gusht 2025 | 20:31

Ish komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, nëpërmjet një video të publikuar, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 gushtit, e cila do të mbahet në sheshin ‘Skëndërbeu’, duke filluar nga ora 17:00.

Sipas Bujës, duhet të jemi pjesë e asaj proteste, për t’i thënë jo padrejtësisë në emër të drejtësisë, gjë që po vjen nga Gjykata Speciale.

Buja, shtoi se ata burra që po gjykohen në Hagë, nuk janë thjesht disa individë, por janë simboli i lirisë dhe themeli i shtetit tonë.

“Ejani dhe bashkohuni! Bëhuni pjesë e kësaj proteste për të mbrojtur vlerat e luftës dhe për të kërkuar trajtim të barabartë, dinjitoz dhe të merituar për të gjithë ata që kontribuan për lirinë tonë”, thuhet në ftesën e Bujës.

Video e plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, po vazhdon me…