Ish-luftëtari i UÇK-së kandidat për Asamblenë në Deçan

22 korrik 2025 | 09:17

Mustafë Selmanaj nga Gllogjani i Deçanit, ka bërë të ditur se do të gatoj në listën zgjedhore të AAK-së për asambleist në komunën e Deçanit. Ish-luftëtari Selmanaj ka falënderuar Daut Haradinajn, pastaj kryetarain e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe kryetarin e komunës, Bashkim Ramosajn për mbështetjen. Këtë e ka bërë të ditur vet Selmanaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë i Selmanajt:

Të nderuar bashkëqytetar të Deçanit,

Me respekt të thellë për secilin prej jush dhe me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj vendit tim, kam vendosur që të hyj në garën për Asamblenë Komunale të Deçanit, si kandidat në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky vendim nuk ka ardhur rastësisht, por si rezultat i një angazhimi të kahmotshëm për vendlindjen, për Gllogjanin dhe për komunën tonë të dashur. Prandaj, me përulësi, po i hyj këtij rrugëtimi që të jem zëri juaj në asamble, të dëgjoj hallet, nevojat dhe kërkesat tuaja dhe të jap kontributin tim për zhvillimin dhe dinjitetin e komunës sonë.

Një falënderim i veçantë i shkon Gjeneralin Daut Haradinaj, i cili më ka dhënë besim dhe më ka shtyrë që të jem pjesë aktive e kësaj gare. Mirënjohje për përkrahjen dhe fjalën e tij të drejtë në çdo hap timin. Besimi i tij është një shtytje e madhe për mua.

Faleminderit gjithashtu Kryetarit të Komunës z. Bashkim Ramosaj për mbështetjen dhe për bashkëpunimin korrekt e të sinqertë që ka treguar gjatë gjithë kohës.

Respekt i veçantë për Liderin tonë, z. Ramush Haradinaj – njeriun që ka mishëruar përkushtimin ndaj vendit, sakrificën dhe punën pa u lodhur. Ai është modeli ynë, udhërrëfyesi ynë dhe forca që na bashkon në Aleancë.

Një falënderim i thellë dhe nga zemra shkon për secilin bashkëqytetar të Gllogjanit,Shaptej për mbështetjen që më keni dhënë ndër vite si kanditat i juaji – Ju falënderoj veç e veç për fjalët, besimin dhe besnikërinë që më keni treguar gjithmonë. Kjo është forca që më shtyn përpara dhe që më obligon të jem gjithmonë në shërbim të juajin.

Faleminderit nga zemra familjes sime Selmanaj, që më ka mbështetur në çdo etapë të jetës sime.

Me dashamirësi

Mustaf Selmanaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, duke shënuar…