Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tregon për spitalet që do japin shërbime mjekësore vullnetarisht për pjesëtarët Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë

28 maj 2025 | 22:22

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se të gjitha spitalet e Rezonancës janë ofruar me vullnetin e tyre të plotë për të ofruar shërbime mjekësore për të gjithë pjesëtarët Njësisë Speciale Intervenuese (ish-FIT) të Policisë së Kosovës.

Mehaj njoftoi se ky lajm sot i është kumtuar nga profesori Arian Idrizaj, për familjen e të cilit thotë se gjithmonë kanë qenë shtyllë e fortë e kombit.

Përveç që e falënderoi, në statusin e tij në rrjetin social, Facebook, Mehaj tha se kjo ndihmë është është një thirrje e thellë e ndërgjegjes kombëtare dhe një akt i madh nderi për djemtë më të mirë të këtij komb.

Postimi i plotë së në vijim:

“Me krenari dhe mirënjohje të thellë njoftoj se Shtëpia e Madhe REZONANCA, Kolegji AMECC REZONANCA, Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë, si dhe të gjitha spitalet Rezonanca 1, Rezonanca 2 dhe Rezonanca 3, janë ofruar me vullnetin e tyre të plotë për të ofruar shërbime të përgjithshme mjekësore për të gjithë pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (ish-FIT) të Policisë së Kosovës. Ky lajm i jashtëzakonshëm më është kumtuar sot nga miku im i nderuar, Akad. Prof. Dr. Arian R. Idrizaj, i cili ka ofruar 25% zbritje për të gjithë pjesëtarët e njësisë dhe familjet e tyre të ngushta.

Familja Idrizaj, gjithmonë ka qenë një shtyllë e fortë e kombit dhe Atdheut – para luftës, gjatë luftës dhe në paqe. Sot, kjo mbështetje është një dëshmi tjetër e përkushtimit të tyre të palëkundur ndaj atyre që janë në shërbim të atdheut – rojeve të vërteta të Kosovës. Me zemër të hapur dhe respekt të madh, falënderoj Akad. Prof. Dr. Arian R. Idrizaj për këtë gjest fisnik. Kjo mbështetje është më shumë se një ndihmë – është një thirrje e thellë e ndërgjegjes kombëtare dhe një akt i madh nderi për djemtë më të mirë të këtij kombi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur për…