Ish-presidentja Jahjaga në Jakarta kërkon njohjen e Kosovës nga Indonezia

10 nëntor 2025 | 11:45

Në Jakarta, Indonezi, po mbahet edicioni i 9-të i Forumit Botëror të Paqes, në të cilin me ftesë të veçantë është duke marrë pjesë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Ajo ka mbajtur një fjalim, ku ka folur për vlerat si demokracia, barazia gjinore, gjithëpërfshirja dhe lidershipi i gruas.

“Vlera këto që kanë përcjellë dhe vazhdojnë të përcjellin rrugëtimin tim institucional dhe jetësor. Ngritja e ringritja e Republikës së Kosovës para dhe pas luftës, sfidat dhe vështirësitë si dhe rrugëtimi im si Presidentja e parë grua e vendit po ashtu ishin pjesë e fjalës sime, duke treguar me krenari për rrugëtimin e qëndresës dhe suksesit të vendit tim. Njëherazi theksova se kontributi im për Kosovën ka kaluar faza dhe pozicione të ndryshme institucionale, por gjithmonë me të njëjtin qëllim, të mirën e përgjithshme të qytetarëve të vendit”, ka thënë Jahjaga.

Përpos tjerash në fjalën e saj, ish-presidentja Jahjaga ka theksuar kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Indonezia. “Kosova sovrane dhe e pavarur e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe progresin në rajon andaj edhe meriton të njihet dhe mbështete globalisht. Urat e bashkëpunimit me shtete të tjera janë me dobi reciproke dhe interes të përgjithshëm. Çdoherë, kudo dhe kurdo për vendin tim dhe të ardhmen e tij të ndritur!”, ka shkruar Jahjaga në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës kohore…