
Ish-ushtari i UÇK-së humb jetën në një aksident tragjik
13 qershor 2025
| 10:54
Një aksident tragjik i ndodhur dje në fshatin Kotorr të Skenderajt i ka marrë jetën 55-vjeçarit Driton Hajrizi.
Hajrizi ka qenë pjesë e UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së.
Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri, ndërsa pas përfundimit të saj vazhdoi të shërbente me nder në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).