Ishin në balotazh në 12 komuna i fituan 4, zëdhënësi i VV-së kthehet në 2013: Ia nisëm me një komunë
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, pas publikimit të rezultateve të raundit të dytë zgjedhor, vlerëson se “VV ka trend pozitiv”.
Ai thotë se nga 1 komunë sa kishte LVV në vitin 2013, tani ka shtatë komuna.
Reagimi i tij i plotë:
LVV nisi garën e saj lokale vetëm në vitin 2013 ku fitoi 1 komunë, e sot në këto lokale 2025 ajo numëron fitoren në 7 komuna, 3 më shumë se ç’kishte fituar në ato të vitit 2021.
LVV e vetme përballë koalicioneve të të gjitha partive në secilën komunë është i vetmi subjekt që ka trend pozitiv, duke shtuar numrin e komunave dhe gradualisht duke u bërë subjekti më i madh politik edhe në nivel lokal.
E natyrisht nuk kemi çka imagjinojmë sikur të gjitha subjektet e tjera të mos bashkoheshin në nivel lokal kudo kundër LVV-së. Rezultatet dihet si do të ishin.



