
“Ishte gjallë kur e gjeta” – dëshmia e personit që i dha ndihmën e parë policit Muhamed Lika
Muhamed Lika nuk ishte i vetmi oficer policie në atë ndërtesë banimi.
Disa kate më poshtë ndërtesës së tij banon edhe familja e Sabedin Laqit.
Ky, me të dëgjuar krismat e plumbave reagoi.
“Kam dëgjuar tri krisma, pas 3-5 sekondave krisma tjetër, edhe është dëgju një piskamë, mos ta permendi, nja 5 herë është dëgju, ka thënë Sabedin Laqi.
Laqi theksoi se dyshimet e para i kishte për krisma petardash, meqë të rinjtë shpesh bëjnë veprime të tilla.
Më pas doli dhe pa kolegun e shtrirë në shkallë.
“Kam qenë në tesha në pizhame të fjetjes. Gruaja ka bërtite ‘oo u bë diçka’. Gruaja te dera kish mbërri. Unë kam dalë, mund të them 30 sekonda, nuk kam veshë as këpuca, në pizhame, i ka 18 shkallë prej meje banesa deri këtu, edhe jam ra në këtë pjesën këtu, po pak si terrushëm ka qenë, e kam pa policin e shtrirë këtu”, vazhdon më tej ai rrëfimin për ngjarjen.
“Prej këtuhit, Muhamedi e ka pas krytë qitu. Rreshteri, edhe trupin. Në momentin kur kam ra këtu, e kam pa revolen në qoshe të tij, por ka qenë në këtë pozitë të rënë në shkallë, i vetëm, kurrkush nuk ka qenë këtu. Edhe dhëmbët e shtrënguar. Unë kam menduar zemra, e ka kap revolen ka gjujtë për me kërku ndihmë, mendimi jem….”.
“Kur kam deshtë me ia çel gojën nuk iu çelke, kam kërku ndihmë, thirrne 192, thirrne 192… Ka ardhë gruaja jeme dhe reja jeme, nja 3 minuta jemi baravatë me të, se nuk e dijsha a e ka rrokë plumbi a nuk e ka rrokë, a ka pas diçka tjetër”.
Gazetarja: A nuk ka pas gjakderdhje?
“Nuk ka pas gjakderdhje.(përpara). Gjakderdhja kish pas qitë mbrapa. Në këtë pozitë, dmth. Reja ia ka majt krytë, unë ja kam qelë gojën, me pa gjuha mos ju ka dredhu. Ja kam çelë gojën, ja kam kqyr gjuhën, nuk e ka pas të dredhume”
“Ia kam hjekë kravatën, ia kam çelë këmishën, pullat, atëherë e kam pa një vrimë, e pashë që plumb është (në gjoks). Atëherë e kam pyet ‘Muhamed, kush?’ Ka deshtë me folë, i plasi gjaku prej gojës, iu kishin pas mbushë mushkëritë me gjak, i plasi gjaku. Në momentin kur unë kam ardhë këtu, Muhamedi ka pas vetëdije, se e pashë si një qehre i erdh si ma mirë kur më ka pa mu, po tham, e ka ditë që s’ka rrezik më, kur kam mbrri unë, sytë i ka pas çelë edhe i majke kah unë, në drejtim temin. Tani kan ardhë në ndihmë edhe kojshia”.
“Ka ardhë edhe një motër medicinale më nalt, emrin s’ia di, aa kam harru, më ka ndihmu e kam zbritë poshtë. Në atë pjesën e pushimores. Ka tentu edhe ajo me i dhënë ndihmë, por në atë tëveten s’ka pas mundësi. Policia ka ardhë në vendin e ngjarjes. Nuk jan vonuar, kanë ardhë menjëherë,…tani ka ardhë edhe ndihma e parë, mos të them që është vonuar edhe ajo, se mu m’u dok’ke çdo sen vonesë, a po kupton. Ja vendosën atë në gisht, unë e kam pas gishtin në qafë të tij nëmomentin kur ka bo ‘qpff’ prej gojës damari ju ka nalë, e kam pas krytë e tij në kamën time. E pashe që vdiq. Nuk po them që jam mjek e që e konstatova, tani e kemi hypë në atë të mjekut,mandej ka ardhë forenzika”, përfundon rrëfimin për krejt çka pa dhe reagoi kolegu i Likës, Sabedin Laqi, ekskluzivisht për emisionin MAT .
Këto që tha për Klan Kosovën, ai tha ta ketë deklaruar edhe në Policinë e Kosovës, katër ditë pas vrasjes së Likës.
Kur përshkruan natën kritike, Sabedini nuk kujton të ketë parë ose dëgjuar ndokë tek ikte.
“Këtë deklaratë që jam tu e dhanë këtu e kamë thënë edhe te hetuesit, por nëse i pytni, kur jam ra unë te poshtë, unë kam vikatë ‘ooo çka u bë’, do të thotë nuk kam mujtë unë me pa dikë. Se ata veç e kanë ditë që unë jam tu ra, dikush është tu ra teposhtë, jo unë, po dikush, s’kam ni zhurmë diçka, se nashta edhe vet kam bë, por skam dëgju”, tregoi ai.