Ishte në takim me Valon Prebezën e VV-së, reagon Tërnava i PDK-së

22 tetor 2025 | 20:19

Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrahim Tërnava, ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me takimin e tij me Valon Prebezën nga VV-ja.

Tërnava thekson se takimet me përfaqësues të LDK-së dhe VV-së janë zhvilluar vetëm për konsulta politike, pa pasur asnjë vendimmarrje për marrëveshje apo koalicion.

“Jemi në demokraci, prandaj takimet janë pjesë e kulturës politike dhe nuk përbëjnë as blasfemi e as herezi. Në këto takime nuk është vendosur asgjë konkrete, dmth nuk bëhet fjalë për marrëveshje apo koalicione, por vetëm konsultime të zakonshme”, tha Tërnava.

Ai gjithashtu nënvizoi se çdo vendim për koalicione dhe marrëveshje do të merret në degën e PDK-së në Fushë-Kosovë, në koordinim të plotë me këshillin drejtues të partisë.

“Çdo lajm tendencioz në media me konotacion politik është vetëm spekulim për qëllime folklorike dhe komerciale. Për çdo gjë deri më tani kam informuar votuesit, anëtarët dhe simpatizantët”, përfundoi Tërnava.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidatja për kryetare të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e…