Islami thotë se Haradinaj si president do të ishte një porosi e mirë për Serbinë

24 shkurt 2021 | 22:23

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Dardan Islami ka thënë se nëse Ramush Haradinaj do të ishte president i Kosovës, ky do të ishte një mesazh i mirë për Serbinë.

“Po të isha Albin Kurti une, e kisha lut Ramush Haradinaj për kryetar, për arsye se me heq përgjegjësinë prej vetes”, tha Islami.

Islami në emisionin “DPT te Fidani” në T7 tha se nëse në Qeverinë e Kosovës nuk ka përfaqësues të UÇK-së, atëherë Aleksandër Vuçiq do të jetë fitues.

“Unë e kisha nda përgjegjësinë me UÇK-në. Duhet me pas UÇK-në e përfaqësume në një mënyrë ose tjetër. Nëse nuk e ki një UÇK aty veç ki me knaq Vuçiqin. Ai është fitues, ai thotë po jau lidhi kur po du. Po jau qoj në burg. Fatmir Limaj jau qita prej loje edhe këtu s’ka.

Vuçiqi UÇK-në e shkatërroi. Unë mendoj që për inat të Vuiqit. Porosia më e mirë që kishim mujt me jau qu si Kosovë e bashkume, para një momenti historik, para një marrëveshje dialogu, me pas Ramush Haradinaj si një siguresë, si një ekuilibër”, shtoi Islami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fëmijë rreth 3-vjeç është lënduar përderisa ka qenë duke…