
Ismaili: Kushdo që e do Kosovën duhet ta dojë edhe Mitrovicën (video)
04 mars 2024
| 15:23
Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Ismaili, ka thënë se ka lidhje emocionale me Mitrovicën.
Ajo ka kërkuar nga qytetarët ta duan Mitrovicën ashtu siç e duan Kosovën.
“Kushdo që e do Kosovën ish dashtë ta dojë Mitrovicën”, ka thënë ajo në emisionin “Canape” në “T7”.
Në këtë kontekst, ajo ka cituar edhe një deklaratë të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili kuishte thënë se “pa Mitrovicën nuk bëhet Kosova”.
Për më shumë dëgjojeni deklaratën e saj: