Ismajli 100 paraqitje me Empolin

15 maj 2025 | 15:00

Ardian Ismajli është futur në historinë e skuadrës së Empolit, falë paraqitjes së tij në ndeshjen e fundit ndaj Parmas. Empoli triumfoi 2:1 kurse Ismajli regjistroi paraqitjen jubilare, të 100-tën me fanellën e këtij ekipi nga Serie A.

Mbrojtësi 28-vjeçar prej vitit 2021 është pjesë e Empolit kurse këtë sezon ka bartur edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje kampionale. Ai është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ndërsa në Itali karrierë ka bërë edhe te Spezia. Ky sezon pritet të jetë i fundit për Ismajlin tek Empoli, pasi në verë i skadon kontrata dhe pritet të largohet si lojtar i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga takimi…