Istrefi demanton lajmin për zjarr në objektin e Telekomit

12 janar 2020 | 20:52

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se s’ka pasur asnjë lloj zjarri në objektin e Telekomit.

Në medie u raportua se një pjesë e objektit të Postës së Kosovës është përfshirë nga zjarri.

E një lajm të tillë e kanë mohuar Bedri Istrefi, kryeshef i Telekomit të Kosovës.

Postimi i plotë i Istrefit:
Sqarim për opinion

Nuk ka zjarr në Postën as Telekomin e Kosovës. Gjithçka është në rregull dhe demantojmë lajmin për gjoja “shpërthimin e zjarrit në Postën e Kosovës”.

Sipas orarit dhe detyrave të punës, punonjësit dhe zyrtarët e Telekomit janë në vendin e vet të punës dhe nuk ka kurrfarë zjarri në objektin apo zyrat e Telekomit.

Telekomi i Kosovës është duke funksionuar normalisht, pa asnjë pengesë apo vështirësi. Qytetarët nuk duhet të kenë asnjë lloj shqetësimi për këtë informatë të pasaktë të lansuar me qëllime të caktuara.

Ftojmë mediat që para çdo emetimi të lajmit, të marrin informata të sakta dhe zyrtare nga përgjegjësit për komunikim në Telekom, të cilët janë në dispozicion 24 orë çdo ditë të javës, për të konfirmuar çfarëdo shqetësimi para publikimit, për hir të informimit të saktë dhe objektiv.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci ka fituar derbin e javës së 19-të në…