Izmaku uron Ferit Idrizin, fton për kafe kandidatët që ishin në garë

10 nëntor 2025 | 10:36

Ish-kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, ka ftuar ish-kandidatët e tjerë që ishin në garë për kryetar komune që të martën, në ora 10:00, të shkojnë në zyrën e kryetarit të komunës, Ferit Idrizi, për të pirë kafe.

Thirrja e plotë e Izmakut:

Urime kryetarit Ferit Idrizi për fitoren!

Vushtrria edhe këtë herë dëshmoi se është qytet i paqes, i dinjitetit dhe i demokracisë. Si e vetmja kandidate grua në këtë garë, dua të jap një shembull të kulturës politike që na bashkon përtej garës. Prandaj, ju ftoj unë personalisht, të martën në ora 10:00, për një kafe te kryetari Ferit Idrizi, i cili na kishte ftuar neve në fillim të garës.

Me mua në këtë takim ftoj me respekt:

• Sylejman Mehollin

• Xhafer Tahirin

• Mensut Ademin

• Shaban Miftarin

Le ta dëshmojmë bashkë se Vushtrria është shembull i pjekurisë politike, respektit dhe bashkëpunimit demokratik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas balotazhit, kryetari i LV-së, kryeministri në detyrë, Albin Kurti…