Izraeli akuzohet se po hedh kimikate kancerogjene mbi tokat e Libanit

06 shkurt 2026 | 08:00

Izraeli akuzohet se ka përdorur një herbicid kancerogjen mbi tokat bujqësore në jug të Libanit.

Libani ka ngritur akuza kundër Izraelit për spërkatjen e një herbicidi të lidhur me kancerin mbi ferma në jug, duke e cilësuar këtë si një “krim ndaj mjedisit dhe shëndetit” që kërcënon sigurinë ushqimore dhe jetesën e fermerëve.

Presidenti libanez, Joseph Aoun, e dënoi këtë akt si shkelje të sovranitetit të Libanit dhe premtoi se do të ndërmerren masa ligjore dhe diplomatike për të reaguar ndaj kësaj agresioni.

Akuzat thellohen në pretendimet se aeroplanë të lehtë ushtarakë spërkatën substancën nga ajri dhe se ekzistojnë pamje video të kësaj veprimtarie, raporton The Guardian.

UNIFIL, misioni paqeruajtës i OKB-së, tha se u paralajmërua të fshihej gjatë operacionit. Analizat laboratorike gjetën se substanca e spërkatur përmbante glyphosate, një herbicid shumë i përdorur që në 2015 u klasifikua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si “ndoshta kancerogjen për njerëzit”.

Autoritetet libaneze thanë se disa mostra treguan se përqendrimet e glyphosate ishin “20 deri në 30 herë më të larta se përdorimi normal”, çka ngre shqetësime serioze për dëmtimin e kulturave, pjellorinë e tokës dhe ekosistemin e përgjithshëm.

Ministritë e bujqësisë dhe mjedisit të Libanit thanë se spërkatja e këtyre kimikateve nga aeroplanët ushtarakë mbi territorin libanez përbën një akt të rëndë agresioni që kërcënon sigurinë ushqimore, dëmton burimet natyrore dhe minon jetesën e fermerëve, përveç rreziqeve të mundshme shëndetësore dhe mjedisore për ujin, tokën dhe zinxhirin ushqimor. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka paralajmëruar mbajtjen e një seance…