
Izraeli: Irani lëshoi më pak se 100 raketa, vetëm pak goditën objektiva
13 qershor 2025
| 22:40
Ushtria izraelite ka deklaruar se Irani ka lëshuar më pak se 100 raketa drejt Izraelit të premten në mbrëmje dhe se vetëm “pak prej tyre” kanë goditur objektiva.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Effie Defrin, tha në një deklaratë me video se disa nga goditjet e raportuara ishin shkaktuar nga mbetjet e raketave të kapura nga sistemet e mbrojtjes ajrore, raporton CNN.
Defrin paralajmëroi gjithashtu se mund të ketë sulme të tjera gjatë natës dhe u bëri thirrje civilëve të qëndrojnë pranë vendeve të strehimit.