Izraeli: Kemi eliminuar shumicën e sistemeve të lëshimit të raketave të Iranit

19 qershor 2025 | 16:31

Izraeli ka eliminuar shumicën e sistemeve të lëshimit të raketave të Teheranit, tha një zyrtar ushtarak.

Sipas zyrtarit, Izraeli vlerëson se ka goditur dy të tretat e lançuesve të raketave të Iranit, shkruajnë mediat e huaja.

Por u tha se Irani ka ende më shumë se 100 lëshues raketash të mbetura, raporton A2 CNN.

Herët pasditen e sotme, forcat ajrore të Izraelit thanë se kishin kryer sulme ndaj “infrastrukturës dhe lançuesve të raketave tokë-tokë” në Iranin perëndimor.

Kujtojmë se prej ditësh, Irani dhe Izraeli janë përfshirë në një konflikt të hapur, duke sulmuar me raketa, dronë dhe avionë njëri-tjetrin.

Megjithë deklaratat e faktorit ndërkombëtar për qetësimin e tensioneve dhe uljen në tryezën e bisedimeve, duket se paqja mes dy vendeve është ende larg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lando Norris u lar gua me 0 pikë nga gara…