Izraeli miraton ligjin, burg kush filmon dhe shpërndan goditjet e Iranit

20 qershor 2025 | 22:06

Parlamenti izraelit (Knesset) votoi ligjin për të ndaluar filmimin e raketave.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, diçka e tillë ndodhi.

Vetëm 24 orë më parë, Izraeli ka ndaluar të gjitha mbulimet mediatike të huaja të sulmeve me raketa, në pritje të miratimit të censurës së IDF-së.

Një mesazh iu dërgua mediave, sidomos atyre amerikane, për të ndaluar menjëherë transmetimin e pamjeve ku qytetet izraelite goditen nga sulmet iraniane.

Sot ligji i ri thekson pesë pika:

Ligji ndalon filmimin e interceptimeve dhe uljeve.

Ligji ndalon ngarkimin e fotove dhe videove në rrjetet sociale.

Ligji do të ndalojë çdo media të huaj që vepron kundër shtetit të filmojë në të gjithë vendin gjatë një kohe lufte.

Ligji ndalon filmimin e vendeve të ndjeshme dhe strategjike brenda territorit të vendit.

Ligji i ri nuk parashikon gjoba monetare, por burgim real midis 20 muajve dhe 30 muajve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Vladimir Putin tha të premten se Rusia nuk po…