Ja dokumenti që tregon se Ministria e Financave e rriti tatimin në pronë

24 janar 2023 | 22:46

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë vlerësimin e pronave, duke rritur kështu tatimin në pronë, e duke sjell pakënaqësi te qytetarët.

Gjithashtu sot pati debate të shumta se përgjegjëse për këtë janë komunat, por kjo u kundërshtua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Ju siguroj se kryeqyteti nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e rivlerësimit të pronave nga Ministria e Financave”, ka shkruar Përparim Rama.

Gazeta “Epoka e re” sjell dokumentin që tregon se kjo është bërë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, ka thënë…