Ja kur fillon aplikimi për rimbursim në ATK

29 dhjetor 2017 | 12:41

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), njoftoi qytetarët për aplikimin për rimbursim nga kuponët fiskalë për tetor, nëntor dhe dhjetor.

Sipas ATK-së aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM4/2017, fillon nga 1 janari deri më 31 janar.

Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro .
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Data 29 dhjetor 2013 shokoi të gjithë botën sportive e…