Ja sa para fitoi Carlos Alcaraz që e mundi serbin Djokoviç në Australian Open

01 shkurt 2026 | 22:10

Carlos Alcaraz (22), tenisti më i mirë në botë, ka triumfuar në Australian Open, duke mundur Novak Djokovic me rezultatin 2:6, 6:2, 6:3, 7:5 në një finale që zgjati tre orë e dy minuta.

Ky është titulli i parë i Alcaraz në Australian Open, duke e bërë atë tenistin më të ri në histori që ka fituar të katër turnetë Grand Slam. Deri më tani, ai ka nga dy tituj nga Wimbledon, US Open dhe Roland Garros.

Për këtë sukses, Alcaraz do të shpërblehet me 4.15 milionë dollarë australianë (rreth 2.44 milionë euro).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas The Daily Mail të Londrës, që i referohet ekspertëve…