
“Jack Smith mori ryshfete në Hagë”, thotë ish-këshilltari dhe një prej miqve më të besueshëm të presidentit Trump
Një agjenci federale ka nisur zyrtarisht hetime për ish-Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith, i cili i ka mbikëqyrur dy hetime penale kundër presidentit amerikan, Donald Trump, pas mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
I njëjti person, Jack Smith, sabotoi marrëveshjen e Uashingtonit dhe ngriti një aktakuzë të pakonfirmuar kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kur ai ishte rrugës për të takuar presidentin Trump në “Shtëpinë e Bardhë”.
Pas publikimit të lajmit për fillimin e hetimeve ndaj Jack Smith, ka reaguar njëri nga miqtë më të hershëm të presidentit Trump, Roger Stone.
Roger Stone konsiderohet si këshilltari politik me shërbimin më jetëgjatë të Donald Trump. Ai gjithashtu kishte punuar edhe me presidentët, Ronald Reagan, Richard Nixon dhe George W. Bush.
Ai në një reagim në llogarinë e tij në X ka komentuar punën e Jack Smith si kryeprokuror në Hagë duke thënë se ka dëshmi se ai ishte përfshirë në ryshfete.
Sipas tij, Jack Smith ka marrë ryshfete në Hagë dhe provat tanimë janë dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.
“Pse zyra e këshillit të posaçëm do të injoronte provat shumë reale të ryshfeteve që Jack Smith mori kur ishte në Hagë? E gjithë kjo i është dorëzuar Departamentit të Drejtësisë”, ka shkruar ai.