
Jakaj nga IKD-ja: Basha në mënyrë arbitrare konstatoi që Kuvendi është konstituuar
Naim Jakaj nga Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha në mënyrë arbitrare konstatoi që Kuvendi është konstituuar.
Jakaj ka thënë fillimisht është bërë ndërrimi i mënyrës së votimit nga kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i vjetër Avni Dehari, e më pas Basha në mënyrë arbitrare e ka konstatuar Kuvendin të konstituuar.
Hulumtuesi Jakaj ka thënë se edhe kryesuesi Dehari pati sjellje arbitrare, pasi është dashur të intervenojë Gjykata Kushtetuese për zbatim të përpiktë të Kushtetutës dhe praktikës parlamentare, që votimi të bëhet i hapur.
“Kur votimi u bë i hapur, atëherë u krijua mundësia që të kemi një kryetar të Kuvendit. Dhe kur patëm një kryetar të Kuvendit që vinte nga Lëvizja Vetëvendosje, prapë ai në mënyrë abritrare dy çështje i bëri- tek ndërrimi i mënyrës së votimit për nënkryetarin nga komunitetet dhe tek përmbyllja e seancës duke konstatuar se Kuvendi është konstituuar dhe ne mund të bëjmë veprime të tjera, të cilat kërkohen sipas rregullores”, ka thënë Jakaj.
Lidhur me këtë situatë, Jakaj ka thënë se fatmirësisht Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën që të mos fillojnë procedurat për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se edhe si IKD kishin thënë se presidentja Vjosa Osmani nuk do duhej të niste procedurat për formimin e qeverisë. /BetimipërDrejtësi