
‘Jam kundër ndryshimit të kufijve, është ide e rrezikshme që provokon luftë’
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për “non-paper”-in e parë të publikuar së fundmi në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.
Lajçaku ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra.
Megjithatë, Lajçaku ka theksuar se është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, derisa shton se “non-paper” që parashikon ndryshime të kufijve është e rrezikshme dhe ide që provokon luftë.
“S’dua t’i komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçaku gjatë një bashkëbisedimi të organizuar nga “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën: “The Geopolitical Gambles in the Balkans”.