JANARI ACARTË (kujtim për profesorin tim)

17 janar 2022 | 10:50

Mergim Bekteshi

Janari shënon vdekjen e Profesor Avdi Kelmendit, i përndjekur politik i anatemuar pas daljes nga burgu Jugosllavë dhe shumë sjellje të tjera shoqërore të cilat e kishin bërë edhe më stoik apo siç thotë Frojd: kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten.

Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave. Janë vitet më të mundimshme të profesorit deri sa ai u sistemua në arsim, vetëm atëherë kur shkollat shqipe u distancuan nga regjimi dhe nuk duhej leje nga komiteti për të kaluarën që të aplikoje për një vend pune. Sistemi aplikoj edhe dënimet plotësuese krahas atyre kryesore, shumë nga të burgosurit politik u pamundësua edhe shkollimi sidomos ai universitar.

Deri në këtë kohë kur shqiptarët ndanë shapin prej sheqerit, Profesor Kelmendi bënte një jetë të vështirë mbijetese, por aktiviteti i tij politik kundër aparteidit nuk ndalonte, ai bëri një punë kolosale së bashku Profesor Anton Çetta në pajtimin e gjaqeve apo siç e konkretizon Kadare: gjakmarrje te një pjesë e ballkanasve, kryesisht te shqiptarët, ka qenë pjesë e atij mekanizmi kushtetues që rregullonte tërë jetën e tyre juridike, morale, filozofike. Ai arriti me një thjeshti të bënte për vete turmat duke shtrirë dorën e pajtimit, duke hedhur ndikimet kanunore.

Shoqëria nuk ishte në gjendje t’ia gjente as një vend pune dhe as të gjente metoda që ta ndihmonin. Ishte vetëm një rreth i ngushtë që i bënin vizitë apo që e mbështesnin moralisht, por ai gjente motivin që të niste ditën tjetër dhe ditën tjetër e kështu më radhë deri në amshim por pa arritur që të shihte lirin në horizont.

Dhe krejt atëherë dikujt i ra ndërmend se tani Profesor Kelmendi mund të jepte lëndën e Kimisë, kombi shqiptar i mbetur në Jugosllavi kishte filluar arsimin paralel, tani e gjithë shoqëria ishte rreshtuar kah e mbara dhe profesori nuk paraqiste rrezik për mjedisin. Dhe për çudi profesori vazhdoi me të njëjtin ritëm ligjërimin e lëndës së kimisë dhe çdo herë orës së kimisë ia merrte pesë minuta duke folur për atdheun, letërsinë dhe muzikën, më dukej se mendonte se të tjerët mund ti zhvillonin me eklektizëm këto lëndë.

Rrapëllimat e dyerve të shkollës i krijonin gjithmonë shqetësime në orë, asnjëherë nuk e fshehu të kaluarën as pendimin, përkundër ai për një moment stiste diçka të bukur për atdheun dhe e krijonte vertebrën që ishte thyer për decenie me radhë. Gjeneratat e reja duhet të gjenin përkrahjen që përpos edukimit që kishte filluar të zbehej në kuptimin empirik, ishte zbehur edhe hemoglobina e atdhedashurisë.

Në janarin e vitit 1996 shëndeti i tij kishte filluar të përkeqësohej edhe më shumë, ai kishte hyrë në ditëlindjen e tij të dyzetepestë, moti kërcënonte me acarin ndërsa në anën tjetër shkopi Jugosllavë bënte presion drejt emigrimit të popullatës. Një shkëndijë vërehej në horizont por me pak shpresë, me 18 janar ai mbylli sytë me mallin më të madh që nuk i pa celulat e Ushtrisë Çlirimtare të cilat u bënë brigada dhe tmerr për armikun, pusho në paqe profesor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez u shpreh i kënaqur…