Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Suedi

08 shtator 2025 | 11:18

Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova do të ndeshet me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Të dyja ekipet vijnë nga rezultate zhgënjyese nga ndeshjet e para. Kosova humbi thellë 4:0 nga Zvicra, kurse Suedia barazoi në shtëpi me Slloveninë.

E lojtari i 12-të për Kosovën do të jetë aty.

Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ashpër ndaj vendimit…