Januzaj mund të largohet nga Evropa

30 gusht 2023 | 10:19

Adnan Januzaj mund ta përfundojë aventurën në futbollin evropian, për t’u transferuar në elitën e futbollit arab.

Sipas gazetarit nga Belgjika, Sacha Tavolieri, për 28 vjeçarin ka shprehur interesim Al Tai nga Arabia Saudite.

Januzaj që është lojtar i Sevilla nga gushti i vitit të kaluar, ka përjetuar periudhë të vështirë pasi për spanjollët ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje, duke mos regjistruar gol dhe asist në 126 minutat me fanellën e andaluzianëve.

Në shkurt të këtij viti u huazua tek Basaksehir në Turqi, duke shënuar dhe asistuar tre herë në 17 ndeshje, por me përfundimin e sezonit u kthye në Spanjë.

Januzaj nuk është pjesë e planeve të trajnerit Jose Luis Mendilibar Etxebarria dhe për këtë arsye pritet të largohet këtë afat kalimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacioni Policor Prizren më 29.08.2023 ka pranuar informacion për një…