
Jashari pret në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it
13 tetor 2025
| 12:14
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneralbrigade Cahit Irican, me rastin e përfundimit të misionit të tij.
Gjeneral Jashari dhe gjeneral Irican diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it.
Po ashtu në fund të takimit gjeneral Jashari falënderoi gjeneralin Irican për shërbimin e tij në misionin e KFOR-it në vendin tonë dhe i uroi suksese në karrierën e tij ushtarake.