Jashari rikthehet në stërvitje te Club Brugge, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë

22 korrik 2025 | 15:44

Mesfushori Ardon Jashari është rikthyer në stërvitje te Club Brugge, raportojnë mediumet belge të martën. Megjithatë, 22-vjeçari po punon veçmas nga ekipi, me një program të personalizuar fizik për të ruajtur formën në pritje të zhvillimeve rreth së ardhmes së tij.

Jashari i ka bërë të qartë klubit belg dëshirën për t’u transferuar te Milani në Serie A. Negociatat mes klubeve janë në vazhdim, por një marrëveshje ende nuk është arritur. Jashari ka kontratë me Bruggen deri në verën e vitit 2029, pasi iu bashkua verën e kaluar nga Luzerni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për verifikimin e përmbajtjes së pyetjeve të provimit pranues…