
Jasharin e dëshiron West Hami
West Ham Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit Ardon Jashari. Interesimi i ekipit anglez është konkret pasi tashmë ka nisur negociatat me agjentin e Jasharit, të cilin po synon ta transferoj këtë verë.
Jashari është pjesë e Club Brugget dhe ekipi nga Belgjika për kartonin e tij po kërkon hiq më pak se 40 milionë euro. Mesfushori 22-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon te Brugge, sidomos në Ligën e Kampionëve dhe tashmë ka tërhequr interesimin e Juventusit, Paris Saint-Germainit, Bayer Leverkusenit, Romës e Milanit. Jashari para fillimit të këtij sezoni u transferua te Brugge nga Luzerni për 6 milionë euro dhe me ekipin belg ka kontratë deri në vitin 2029.
Këtë sezon, Jashari ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 6 asistime në 50 paraqitje për Bruggen, ndërsa ka edhe 2 ndeshje të luajtura për Kombëtaren e Zvicrës.