Java e ardhshme, shpresa e fundit për heqjen e vizave brenda vitit

02 mars 08:18

Njohësi i proceseve politike, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka thënë se mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi ka qenë zhgënjim i radhës për qytetarët e vendit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se shpresa e fundit për ta arritur liberalizimin e vizave brenda këtij viti do të jetë java e ardhshme nëse do të mund të sigurohen 2/3 e votave për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të mërkurën mendoj se është përjetuar si një zhgënjim i radhës i qytetarëve nga politikëbërësit. Paralajmërimet se javën tjetër do të sigurohen 2/3 e votave të nevojshme është një shpresë e fundit për ta arritur liberalizimin e vizave për qytetarët tanë brenda këtij viti. Nëse ratifikimi nuk ndodh as në javën e ardhshme, ka rrezik të humbet çasti dhe pastaj të mos e kemi një afat të qartë se kur do të ndodhë liberalizimi”, ka deklaruar ai.

Gashi ka kritikuar diplomacinë e Kosovës, me ç’rast ka thënë se veprimet e saj janë inertive dhe ad hoc. Sipas tij, nuk ka një plan veprimi me prioritete të qarta të shtetit në politikën e jashtme.

“Sipas mendimit tim, po bëjmë lëvizje të ngadalshme. Tashmë po hyjmë në gjysmën e dytë të vitit që kur qeveria Haradinaj ka filluar punën. Në agjendën evropiane gjërat po lëvizin shumë ngadalë. Ende nuk e kemi ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit si parakusht për liberalizim. Edhe marrëveshja për asociacionin nuk është kryer. Nuk kemi shumë qartësi për perspektivën e dialogut në Bruksel të rifilluar nga kjo Qeveri. Disa raste të ndërhyrjeve politike në punët e institucioneve profesionale dhe të agjencive të pavarura janë mesazhe jo të mira për shtetet demokratike të Evropës dhe më gjerë si dhe e ndikojnë agjendën tonë të integrimitevropian”, është shprehur Gashi.

Sipas tij, kjo sjellje në politikën e jashtme e bën Kosovën aktore joserioze dhe të parespektueshme. “Sjellja e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar nuk lë përshtyp- jen se politika jonë e jashtme ka një strategji afatmesme. Veprimet e politikës dhe të diplomacisë sonë janë veprime inertive dhe ad hoc. Nuk e kemi, ose unë nuk kam njohuri, se ka një plan veprimi me prioritete të qarta të shtetit tonë në politikën e jashtme. Kjo sjellje në politikën e jashtme e bën Kosovën aktore joserioze dhe të parespektueshme. Megjithatë, unë jam optimist se shtetet e fuqishme mike të Kosovës edhe më tej po e mbajnë̈ Kosovën në fokus të politikës së tyre dhe po e mbështesin fort forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Sigurisht kjo nuk nënkupton se miqtë tanë mund t’i kryejnë punët tona”, ka theksuar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja britanike është akuzuar për “kapitullim total” për çështjen e…