 
                    Javën tjetër Projektligji për Prishtinën procedohet për në Kuvend
                12 mars 2018
                |  11:45
            
        Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji për Prishtinën.
Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, ka bërë me dije se javën tjetër do të ketë një miratim për procedim të Projektligjit të Prishtinës për në Kuvendin e Kosovës.
Kurse deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka vlerësuar se Projektligji për Prishtinën është ngjarja më e mirë që po i ndodh kryeqytetit.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        