“Je ujk i maskuar si diplomat”, sherr mes ambasadorëve të Iranit e Izraelit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

20 qershor 2025 | 22:23

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe duke u zotuar se do të vazhdojnë fushatat e tyre.

Ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Iranit hyn në javën e dytë, këshilli zhvilloi një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën.

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se Irani do të vazhdojë të “ushqejë të drejtën e vet për vetëmbrojtje” për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke akuzuar Izraelin dhe aleatët e tij për shkelje të ligjit ndërkombëtar me sulmet ndaj Iranit dhe duke i bërë thirrje këshillit të veprojë.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, i cili mori fjalën menjëherë pas Iravanit, e akuzoi ambasadorin iranian për “luajtje roli viktime”.

“Si guxon t’i kërkosh komunitetit ndërkombëtar të të mbrojë nga pasojat e agjendës tënde gjenocidale? Nuk je viktimë. Nuk je diplomat. Je ujk i maskuar si diplomat, dhe ne nuk do të shtiremi më sikur është ndryshe”, tha Danon.

“Izraeli nuk do të ndalet. Jo derisa kërcënimi bërthamor i Iranit të çmontuar, jo derisa makina e tij e luftës të çarmatoset, jo derisa populli ynë dhe i juaji të jenë të sigurt,” shtoi ai, duke theksuar se sulmi i Izraelit u ndërmor në “dritaren e fundit të mundshme për të parandaluar që Irani të sigurojë armë bërthamore”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se konflikti mes dy vendeve mund të përshkallëzohet shpejt dhe bëri thirrje për përmbajtje. “Zgjerimi i këtij konflikti mund të ndezë një zjarr që askush nuk mund ta kontrollojë. Apeloj për një fund të luftimeve dhe kthim në negociata serioze”, tha ai.

Ndërsa Kina tha se Izraeli po shkelte të drejtën ndërkombëtare. Rusia, gjithashtu tha se Izraeli kishte treguar një “shpërfillje të hapur” për diplomacinë.

Në anën tjetër SHBA-të e quajtën Iranin burimin kryesor të terrorit në Lindjen e Mesme dhe thanë se vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Izraelit si aleat dhe mbështesin veprimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në…