Jehona Lushaku: Qeveria Kurti po i mbyll rrugën biznesit

18 gusht 2025 | 08:30

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj shkyçjes masive të bizneseve nga rrjeti elektrik, duke e akuzuar Qeverinë Kurti për favorizim të interesave të ngushta dhe për dështim në mbrojtjen e prodhuesve vendorë. Ajo ka thënë se vetëm sot janë prekur mbi 1.400 biznese në gjithë vendin dhe ka paralajmëruar pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin. Sipas saj, Kosova është shndërruar në një vend ku qytetari paguan më shumë, jeton më keq dhe bizneset nuk kanë mundësi të zhvillohen. Lushaku kërkoi reagim urgjent institucional për të ndalur, siç e quajti ajo, shkatërrimin e sektorit prodhues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra persona janë evakuuar nga shtatë fshatra në provincën turistike…