
Jennfier Lopez bën të njëjtën gafë si Georgina Rodriguez
Një vit më parë, Georgina Rodriguez, ishte pjesë e “Festivalit të Filmit në Venecia”. Si në çdo dalje të saj në publik, ajo arrin që të marrë gjithë vëmendjen. E ashtu ndodhi edhe në vitin 2020!
Në atë kohë, partnerja e Cristiano Ronaldos ktheu gjithë sytë nga vetja me veshjen që e nxirrte në super formë dhe mjaft bukur. Por veshja e saj bëri bujë të madhe, pasi Georgina kishte harruar që të hiqte etiketën në xhaketën e bardhë.
E një gafë të tillë e ka bërë edhe aktorja e këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez. Kjo e fundit ishte po në të njëjtin vend, në Venecia, ku u shfaq me etiketë në veshje.
52-vjeçarja i mahniti të gjithë me veshjen e saj në sfilatën e modës së Dolce & Gabbana, por nuk kaloi pa u vënë re nga publiku një detaj- etiketa e paprerë.
J-Lo eci në këmbë kur po dilte nga hoteli i saj, duke shkuar drejt një varke me të cilën do të lëvizte drejt ngjarjes së madhe. Ajo rrethohej nga ekipi i saj i sigurisë dhe nga ai që kujdeset për pamjen, por askush nuk e vuri re “problemin” e veshjes.
Rrjetit nuk i shpëtoi ky detaj dhe menjëherë nisën krahasimin mes partneres së Cristiano Ronaldo-s dhe Jennifer Lopez-it. Madje edhe vetë Georgina ka vendosur që një foto të të dyjave ta postojë në “Instastory”.
Me shaka, bukuroshja e ka cilësuar si një “tendencë” harrimin e etiketës në veshje.