Jep dorëheqje Federica Mogherini
04 dhjetor 2025
| 15:14
Ish-zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian dhe rektorja e Kolegjit Evropian, Federica Mogherini, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj akademik pasi Zyra e Prokurorit Evropian hapi një hetim ndaj saj.
“Duke iu përmbajtur rigorozitetit dhe drejtësisë me të cilat kam ushtruar gjithmonë detyrat e mia, kam vendosur sot të tërhiqem nga pozita e rektores”, deklaroi ajo pas mbledhjes së së enjtes së Bordit Ekzekutiv të Kolegjit.
Dorëheqja e saj vjen vetëm një ditë pasi edhe një tjetër zyrtar i lartë i BE-së, Stefano Sannino, njoftoi se do të largohej në fund të dhjetorit. Edhe ai është nën hetim. Sannino drejton Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin.



