Jep dorëheqje shefja e kabinetit të Faton Pecit

27 qershor 2025 | 12:56

Flutur Mustafa, shefe e kabinetit të ministrit në detyrë, Faton Pecit, ka paraqitur sot pozitën nga pozita që ushtronte.

Mustafa ka thënë se është momenti për të hapur një faqe të re në jetën e saj. “Pas një angazhimi intensiv 4 vjeçar fillimisht si Këshilltare Politike dhe Zëdhënëse e pastaj edhe si Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë, para Ministrit në detyrë Faton Peci, sot kam paraqitur dorëheqjen time.

Që nga dita e parë, kam dhënë maksimumin tim që këtë detyrë ta kryej me përkushtim të plotë, ndershmëri dhe krenari, bazuar në kërkesat e eprorit tim. Kam dhënë më të mirën time, dhe njëkohësisht kam mësuar më shumë nga s’mund ta përfytyroja, përvojë kjo e cila më ka rritur si profesionalisht ashtu edhe në aspektin njerëzor. E kam marrë këtë vendim me bindjen se tani është momenti për të hapur një faqe të re në jetën time, në përputhje me zhvillimin tim personal dhe qëllimet e mia për të ardhmen.

Faleminderit Ministrit në detyrë, z. Faton Peci, për besimin, bashkëpunimin dhe mundësinë, për t’i shërbyer Kosovës. Një falënderim i shkon gjithashtu stafit të Kabinetit dhe gjithë zyrtarëve të MBPZHR-së për rrugëtimin e përbashkët e mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe. Kjo nuk është një shkëputje lamtumirëse sepse bashkë do të shihemi në arena të tjera, ku kontributi për Kosovën mbetet parësor” shkruan Flutur Mustafa në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti australian i McLaren, Oscar Piastri, konfirmoi se klima brenda…