Jeton Raka do të jetë kandidat për kryetar të Kaçanikut

24 qershor 2025 | 19:34

Jeton Raka do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Kaçanikut në zgjdhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Sipas Vetëvendosjes, “Jeton Raka, si zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe afërsi me qytetarët”.

Njoftimi i plotë:

Në Kaçanik fituam në zgjedhjet qendrore dhe tash do të qeverisim edhe me komunën. Me kryetarin e ri, Jeton Raka, që ka mbështetjen e qytetarëve, do ta shndërrojmë Kaçanikun në një shembull të qeverisjes së ndershme, të përgjegjshme dhe zhvillimore.

Sot, në një takim të rëndësishëm me pjesëmarrjen e kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik, strukturave organizative të pikave, si dhe në praninë e Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama dhe koordinatorit të qendrave të Lëvizjes, deputetit Zyba, Kryetari i qendrës tonë në Kaçanik dhe zëvendësministri i MPHI-së, Jeton Raka, u nominua si kandidat për zgjedhjet lokale, për zgjedhjet që do t’i fitojë me datë 12 tetor.

Jeton Raka, si zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe afërsi me qytetarët. Ai ka qenë pjesë aktive e politikave dhe projekteve që prekin jetën e përditshme të qytetarëve, dhe ky angazhim do të vazhdojë edhe në nivelin lokal me vendosmëri dhe pa kompromis.

Punëve të mira të Qeverisë Qendrore për Kaçanikun ua shtojmë intensitetin, por edhe i vazhdojmë ato si model edhe në nivelin lokal me VETËVENDOSJE!-n dhe Jeton Rakën si alternativën më të mirë për Kaçanikun.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Kaçanikut, nga të gjitha lagjet dhe fshatrat, që t’i bashkohen kësaj rruge për ndryshimin e vërtetë, që u duhet dhe që e duan të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet…