Jo dhurata e fjalë të ëmbla, por ndihmë e përkrahje
Shkruan: Arieta Mjeku Azizi
Sikur të gërmoja në tokën e shenjtë, sikur të mundohesha të kapja një yll në univers e të kërkoja, jam e bindur se nuk do mund të gjeja njeriun që ma solli lirinë, gëzimin e lumturinë.
Je ti, je pikërisht ti dashuria ime që solle lirinë në shpirtin tim.
Me ndihmove të bëhem si ti, sepse gjithnjë më pëlqente të isha ti. Jo pse doja të ndrroja veten time, por thjesht njerëzit si ti e tjetërsojnë edhe të bukurën duke e shndërruar në diçka hyjnore, diçka të paarritur, diçka që vështirë se mund ta bëjë dikush, pos teje.
Dhurata më e shenjtë për mua je ti, sepse askush si ti nuk di më mirë të të ofrojë përkrahje reale e të sinqertë.
Nga përvojat jetësore mësova që, ai që i thotë gruas së tij vazhdimisht…Të dua shumë…Ti je jeta ime…Pa ty nuk ecën koha…Ta bleva edhe një dhuratë….Të ndimoj çka të duash…etj etj, më besoni se 99% janë dashuri e maskuar.
Ai njeri që të do, dashurinë di ta shpreh në forma të tjera, për të cilat asnjëherë nuk diskuton.
Nëse mendoni që dashuria bazohet në dhurata e fjalë boshe, atëherë jeni të mashtruar dhe keni filluar t’i besoni edhe egos e gënjeshtrës tuaj.
Dashuria në bashkëshortësi është ndihma e pa përmendur që ua ofroni njëri tjetrit.
Dhurata e vazhdueshme është mashtrim, shprehjet e vazhdueshme të dashurisë janë mashtrim, përkëdhelja e tepruar është mashtrim, por mashtrim nuk është vepra e ndihmës, ndihma kur ti ke nevojë, ndihma kur ti je e lodhur.
Nëse ke përkëdhelje të tepruar, ai po të mashtron, sepse një gjë të tillë e bën nga frika por assesi nga dashuria.
Ofrimi i ndihmës së rrethanave të ndryshme jetësore, përkrahja me vend dhe bisedat reale e të pa shkëputura janë dashuri triumfale.
Jo dhurata e fjalë të ëmbla, por ndihmë e përkrahje, në të kundërtën jeni të mashtruar apo keni filluar ta mbështetni e pëlqeni “fasadën”.
Dashuria ime, përjetësisht mirënjohëse!
Faleminderit për udhëtimin e mbarë!