Jo nekropushtetit iranian, solodarizim me protestuesit liridashës

14 janar 2026 | 10:36

Besa Ismaili

Kur vrasja kthehet në përgjigje shtetërore ndaj kërkesës për dinjitet, shteti deklaron hapur se jeta nuk është më e shenjtë, por e negociueshme. Kjo nuk është thjesht dhunë por është logjika e një pushteti që administron vdekjen, ku jeta e protestuesit trajtohet si e pavlefshme dhe e sakrifikueshme per pushtetin shtypës.
Vrasjet e protestuesve (dhjetëra mijëra!!!) në Iran janë shprehje e pastër e nekro-pushtetit: një rend politik që sundon përmes frikës, terrorit dhe eliminimit fizik të atyre që kërkojnë liri, drejtësi dhe dinjitet.
Kur shteti i përgjigjet zërit qytetar me plumba, ai nuk mbron rendin, ai shpall se jeta e disidentit nuk ka më vlerë.
Dhe kjo bëhet arsyeja pse heshtja është bashkëfajësi. Sepse aty ku normalizohet vdekja e protestuesit, çdo jetë bëhet e rrezikshme.
Solidaritet me qytetarët liridashës iranian.
Jo vrasjeve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…